-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: ‘Non grata’ i ka vënë syrin Institutit Albanologjik në qendër të Tiranës

Kryesoret

Parlamenti miratoi dje me 68 vota pro dhe 21 kundër projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore. Sipas ndryshimeve ligjore pronat shtetërore, subjekt privatizimi, do të shkëmbehen me ato private nëse do të kërkohen nga biznesi, ndërsa shembja e objekteve brenda këtyre pronave do të bëhet me shpenzimet e privatit.  Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha tha sot se do të zbulojë se kush qëndron pas këtij ligji.

Të tjera me vlerë, prona publike do të vihen në dispozicion të oligarkëve që po rrënojnë bregdetin duke pastruar paratë e korrupsionit qeveritar nga Vlora në qendër të Tiranës dhe kudo tjetër. Dua ta bëj të qartë se PD që e denoncoi këtë aferë që sapo u publiku ky projektligj që u miratua dje nuk do të ndalet por do ta çojë në cdo instancë Kushtetuese dhe penale.

Kjo po dëmton interesin publik dhe në radhë të dytë po shkakton një krim të rëndë mbi shqiptarët, të cilët u tjetërsua prona nga regjimi, më pas nuk u kompensuan dhe tani prova me status pronë publike që të përdorej për kompensim dhe tani po i drejtohet një tjetër afere për të bashkë-ndarë vlerat e një prone publike mes një grushti oligarkësh dhe zyrtarëve të korruptuar.

Njëlloj si me inceneratorët kjo maskohet me interesin publik, por nuk ka asnjë lidhje dhe është zhvatje që bëhet. Këtë cështje e kemi vendosur në listën e prioriteteve për ta ndjekur me të gjithë, përfshirë strukturën anti-korrupsion për të parë personat që fshihen pas kësaj skeme të pastër korruptive. Miratimi dje me votë si i amnistisë vetëm sa nxjerr zbuluar se Rama dhe të tijët nuk janë në gjendje të formulojnë asgjë larg korrupsionit.

Zhvatje, shpërdorim e pronave publike dhe taksave të shqiptarëve. Asgjë nuk mundet dhe nuk do ta devijojë korrupsionin e kësaj qeverie. Ta largojmë me votë dhe ti çojmë pas hekurave kushdo që abuzon me paratë e qytetarëve dhe shqiptarëve. Kjo është një cështje në radhë të parë në vlerësimin penal më pas do ia lë kohës pasi të kemi një vlerësim (për ta çuar në Kushtetuese) pasi të ketë një analizë të plotë juridike do të marrim cdo hap për të zhbërë këtë ligj.

Indiciet fillestare përmes denoncimeve që vijnë në PD tregojnë se interesa të personave të shpallur non grata për arsye të krimit të organizuar dhe influencimit të krimit në zgjedhje i kanë vendosur sytë Institutit Albanologjik në qendër të Tiranës. Kjo është një nga pronat, mijëra pronat që po synohet përmes këtij ligji tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit