Do të dali sot para gjykatës së Fierit, Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili mesditën e 13 majit, ekzekutoi me armë zjarri efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenaliajn.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Baltëz të Fierit, pas një konflikti të çastit midis viktimës dhe autorit.
Sipas informacioneve Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën se kush do kalonte i pari me makinë.
Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen.
Arratia e tij në fshatrat e Fierit mori fund pas 70 orësh, ku familjarët e të riut vendosën ta dorëzojnë në polici.