Massimiliano Allegri e mbyll në mënyrë të shëmtuar epokën e tij të dytë te Juventusi. Tekniku livornez, që u rikthye te bardhezinjtë në vitin 2021 largohet nga drejtimi i skuadrës dy ndeshje para fundit të kampionatit.
E gjitha kjo vjen si pasojë e ndodhive në finalen e Kupës së Italisë, ku Allegri u kap me të gjithë duke sulmuar në distancë edhe drejtorin Giuntoli. Klubi komunikoi se sjellja e Allegrit nuk përçon vlerat shoqërisë torineze. Kështu, mbedhja në klub mes drejtuesve bardhezinj dhe Allegrit është mbyllur me shkarkimin e këtij të fundit.
Pritet që skuadra në këtë fund të sezonit të drejtohet nga ish-futbollisti, Paulo Montero ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të firmosin me Thiago Mottan.
/Supersport