-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të vriste gruan me thikë, jepet dënimi për shqiptarin

Kryesoret

Një burrë alkoolik, dominues dhe xheloz, i cili tentoi të godiste me thikë gruan e tij në sy të vajzës së tyre të vogël, do qëndrojë në qeli për vite me radhë.

Petrit Zefi, 44 vjeç, nga Station Road, Bugle, pranë St Austell , u shpall fajtor për një akuzë për tentativë vrasje gjatë një gjyqi dy-ditor javën e kaluar. Ai u dënua me 15 vite burg, pa pasur të drejtën e lirimit me kusht përpara se të ketë kryer 2/3 e dënimit.
Duke u paraqitur sot (e premte, 17 maj) para Gjykatës së Kurorës Truro për dënimin, gjyqtari Robert Linford i tha shtetasit shqiptar se nuk kishte dyshim se po të mos ishte ndërhyrja e vajzës së tij dhe shoqes së saj ai do të vriste gruan e tij Natalie gjatë sulmit, më 11 nëntor të vitit të kaluar.

Duke e dënuar Zefin me 15 vjet burg, gjyqtari Linford tha: “ti ishe ngopur me alkool. Dhe me pranimin tënd kishe marrë kokainë. Ajo që ndodhi ishte spontane. Vajza jote ju pa të kalonit pranë dhomës së saj dhe hyni në kuzhinë dy herë, ju zgjodhët një thikë dhe shkove në dhomën ku ishte gruaja jote”.

Gjatë gjyqit u dëgjua se Zefi, i cili për herë të parë hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në vitin 2000 në anën e pasme të një kamioni nga Franca përpara se të shkonte në zonën e Birminghamit, ishte një njeri aq kontrollues saqë ia ndaloi Natalisë, nënës së katër fëmijëve të tyre, të ketë telefonin e saj ose të shkojë kudo vetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit