Të hënën më 20 maj 50-vjeçari Artur Dani, që vrau gruan Enkelejda, 40 vjeçe do të dalë përpara gjykatës. Ai do të përballet me akuzën e vrasjen në gjendje të rënduar shpirtërore.
Siç u bë e ditur nga mediat, referuar dëshmive të familjes së viktimës, vrasësi e kishte kërcënuar vazhdimisht gruan, por edhe fëmijët e tyre se do t’i vriste.
50-vjeçari u tha policëve që e arrestuan: “Po hante lekët e mia. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite. Nuk mund të duroja të shihja të dashurin e saj. Ai drejtonte makinën time, unë bëja dy punë”, tha ndër të tjera autori.
Në të kaluarën ai kishte kërcënuar edhe vajzën e tij. 21-vjeçarja nuk ka pushuar së qari teksa ka përshkruar në polici se çfarë po kalonte, por edhe vëllai i saj 14-vjeçar. “Do të vras dhe pastaj do të vras veten. Do të bëhesh si nëna jote”, duket se i ka thënë në një moment, sipas saj.
Jeta e Enkeleidës, prej të paktën 11 vitesh ishte kthyer në një makth. “Kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, me vajzën i kishte futur kokën në një kovë me zbardhues”, tha vëllai i viktimës.