-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ti e di pazarin’! Spiuni nxjerr zbuluar punonjësin e gjykatës, trafik në Angli (Dosja)

Kryesoret

Zhenika Loli, punonjës në gjykatën së Rrethit Gjyqësor në Korçë është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se kishte ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të drogës dhe sendeve të paligjshme.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës ku kërkohet masa arrest me burg për punonjësin e IT, janë zbardhur auto-përgjimet si dhe pamjet filmike që implikojnë të dyshuarin për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim”, dhe “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, thuhet se Zheni Loli, duke shfrytëzuar postin e tij si IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një kancelari të tijën ku falsifikonte dokumente me qëllim jo vetëm kalimin e personave drejt BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike.

Pjesë nga përgjimet

-Kam një dy shok ore burrë, të bëjmë ndonjë lek. A ka ndonjë lek për mua, ta gjej nanji

Zheni: Nuk e di se, e dëgjon këtë nuk është, ti thuaj sa të duash, ti e di pazarin

-E di e di por…

Zheni: Ti e di pazarin, thuaj sa të duash, o vlla këto punë unë i bëj për mik

-E marr vësh por nuk është se ka ndonjë çmim tjetër?

Zheni: Vetëm kujdes vlla, se ti qenke ca si kshu…

-O Vla po s’janë gjëra kto tani po bëjnë gjëra…. Qenke içik i shfrenuar por bëj kujdes, unë kaq po të them, pastaj ti e di

Zheni: Mirë zemra mirë, hajd shumë faleminderit

Zhenika Loli është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Arrestohet IT i gjykatës së Korçës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit