Mediat greke kanë publikuar pamjet e momenteve të fundit të Enkelejda Danajt. Artur Dani i ka dalë përpara në rrugë duke i bërë pritë rreth orës 5:30 të mëngjesit.
Enkeleida shtanget dhe ngel në vend sapo e shikon. Ai i afrohet, ndërsa 40-vjeçarja qëndron pa lëvizur. Ato janë sekondat apo minutat e fundit të jetës së Enkeleida Danajt.
Artur Danaj, që me vete mbante një thikë, e goditi të paktën 10 herë 40-vjeçaren dhe e la të vdekur në mes të rrugës. Ai u arratis në një hotel dhe më pas në një ndërtesë të braktisur ku u kap nga policia greke. Aty ishte duke konsumuar birra.