Kampionët në fuqi të Premier League janë në prag të historisë këtë pasdite, kjo me Manchester Cityn që kërkon të bëhet skuadra e parë në historinë e Premier League që fiton titullin e katërt radhazi. Një fitore ndaj West Ham, dhe kjo është një punë e përfunduar.
Çdo gjë më pak se tre pikë do t’i japë Arsenalit, i cili po pret Everton, shpresë për një kthesë dramatike të ditës së fundit.
Dy skuadrat dhuruan një gatë të çmendur për titullin këtë sezon, ndërsa tani kemi mbërritur në xhiron e fundit. Manchester City dhe Arsenal me 37-javë të luajtura ende nuk kanë vendosur se kush do të kurorëzohet ‘Mbreti’ i Anglisë.
‘Qytetarët’ udhëheqin me 88 pikë, 2 më shumë se ‘topçinjtë’.
Pep Guardiola do të jetë pa Ederson dhe potencialisht Kevin De Bruyne për vendimtarin e titullit , me dyshen që kanë marrë lëndime në fitoren në Tottenham në mesjavë.
Ndërkohë, West Ham nuk mund të lëvizë nga pozita e nëntë në tabelë, por po i jep lamtumirën menaxherit David Moyes, i cili merr drejtimin e ndeshjes së tij të fundit sot.
Dramë do të ketë edhe edhe në Londër, Arsenali në një sezon ëndrrash nuk dorëzohet dhe shpreson tek një hap fals i rivalëve të tyre, nga ana tjetër i duhet të bëjnë detyrën kurndër Everton, duke mos harruar se po luajnë një derbi.
Festa ka nisur në tifozeritë e të dyja ekipeve, të bindur se në fund do jenë ata që do triumfojnë.