-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis: Rruga për integrimin e Shqipërisë në BE kalon nga Greqia

Kryesoret

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur në një intervistë për mediat maqedonase për Greqinë dhe raportin e shtetit me fqinjët.

Mitsotakis ka folur edhe për takimin që bëri kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Athinë pak ditë më parë ku u shpreh që ishte një vizitë private dhe ndaj nuk kishte arsye për moslejim.

Gjithashtu ai është shprehur se rruga për integrimin europian të Shqipërisë kalon nga Greqia.

“Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimin e shtetit ligjor, i cili është parashikuar në nenin 2 të Traktatit të Bashkimit Evropian. Me paraburgimin e paligjshëm të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredis Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor.

Kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit