Pas vdekjes së Presidentit të Iranit Ebrahim Risi, Kushtetuta e vendit e ka të përcaktuar se çfarë ndodh në rastet kur kreu i shtetit është i paaftë për të përmbushur detyrat për shkak të një sëmundje, vdekjes ose shkarkimit.
Sipas Kushtetutës së Iranit, detyrat e Presidentit i merr zv/Presidenti, në këtë rast Mohammad Mokhber. Ai merr kompetencat për të drejtuar vendin dhe së bashku me Parlamentin dhe gjyqësorin mbikëqyrin zgjedhjet për një President të ri brenda 50 ditëve.
Megjithatë, kjo ndodh vetëm me konfirmimin e liderit suprem, i cili thotë fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore në Iran.
Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi humbi jetën në një aksident ajror me helikopter të dielën, kur mjeti fluturues i përplas me majën e një mali pranë kufirit me Azerbajxhanin. Në bord me të ishte dhe ministri i Jashtëm dhe disa persona të tjerë. Të gjithë humbën jetën.