Megaoperacioni i SPAK disa ditë më parë pa të lëshoheshin 50 urdhër-arreste për persona të dyshuar si pjesëtarë e 7 bandave kriminale në vend.
Mes kësaj liste të gjatë janë edhe dy punonjës policie, Henerigert Mitri e Klodian Shahini, si edhe dy ish-efektivë të RENEA-s.
Një ‘goditje’ e madhe nga SPAK në datat 17 dhe 18 maj, por bie në sy se asnjë nga këta efektivë nuk u vu në pranga.
Ndër të tjera siç raportohet, Henerigert Mitri, i cili aktualisht mban postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Klodian Shahini, e cili punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës, nuk janë paraqitur në punë më 17 Maj kur nisi edhe operacioni i SPAK.
Detaje më të thelluara janë zbuluar, ku bëhet me dije se në megaoperacionin për arrestimet e personave të shpallur në kërkim nuk kanë marrë pjesë as Forcat Operacionale.
Ndërsa janë ngritur dyshime për dekonspirim të operacionit të Prokurorisë së Posaçme.