Eduard Danaj ka dalë ditën e sotme para gjykatës në Greqi, për krimin e rëndë që ai kreu duke vrarë me thikë në mes të rrugës ish-gruan e tij, Enkelejda Danaj.
Nëna e dy fëmijëve u godit me thikë 15 herë dhe më pas u la e vdekur në rrugët e Menidit.
Eduard Danaj ka kërkuar falje para togave të zeza duke pranuar dhe krimin e rëndë.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg.