Janë zbardhur rolet e bosëve të krimit në vend në planifikimin planit për eliminimin e vëllezërve Durim dhe Valter Bami, si shenjë hakmarrje për vrasjen Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Noka, krim i ndodhu më 09 dhjetor 2017.
Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.
Arian Tuku ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.
Samuel Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.
Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.
Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.
Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të shtetasit Arben Ndoka.
Arben Mërkuri (ka ndërruar jetë në vitin 2022), ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.
Aldo Avdyli, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.
Gentian Bejtja (ka ndërruar jetë në vitin 2024) ka pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutoret dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.
Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami dhe informimin e shtetasit Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.
Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.
Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.
Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.
Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi./Panorama/