Sot në emisionin “5 Pyetjet” është diskutuar dosja “Metamorfoza 3” dhe arrestimet e fundit që SPAK ka bërë nga bota e krimit. Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se është shumë e rëndë të shohësh policinë aq të përfshirë me krimin.
Dervishi: Mua më ka bërë përshtypje shumë gjëra kur sheh policinë kur komunikon me krimin terrorizohesh, sikur janë vetë krimi.
Kanë përdorur sistemin TMIS, ishte një moment atje kur urdhëronte krimineli drejtorin që të çonte në parcelë policin që ai donte. Ose vrasësit me pagesë, një aventurë që mund t’ju kushtojë. Ishte njëri atje që thoshte me jep ndonjë punë që të vras ndonjë se kam mbetur pa lekë
Banushi: Nga 100, 200 mijë euro deri në 1 milionë euro janë shifrat
Dervishi: Jo jo ky për një dorë lekësh, e kupton sa e lirë është jeta në Shqipëri