Pasuri me vlerë 300.000 euro në janë sekuestruar me vendim gjykate në Tiranë, që dyshohet se e kanë burimi nga veprimtaritë kriminale në fushën e trafikimit të drogës.
Bëhet me dije se në kuadër të operacionit ‘Start’, janë vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gjino (Shkëlqim) Lleshaj 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij.
Në zbatim të këtij vendimi u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim.
42-vjeçari u arrestua vë vitin 2020, ku në bazë të provave rezultoi se ka patur rolin e ndërmjetësit, që së bashku me persona të tjerë, i ka dorëzuar një sasi të madhe droge kanabisi një shtetasi italian. Kjo sasi droge më pas është kapur nga policia italiane, e cila ka bërë edhe zbulimin e rrjetit, duke e çuar më pas para gjykatës.