Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka përcjellë ngushëllimet e tij për vdekjen e liderit iranian., Ebrahim Raisi.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e tij më të thella për popullin dhe qeverinë mike dhe vëllazërore iraniane dhe veçanërisht për liderin suprem Ali Khamenei”, shkroi Erdogan në X.
Erdogan tha se si “personalisht dëshmoi” të gjitha përpjekjet e liderit iranian për paqen e popullit.
“Si Turqi, ne do të qëndrojmë pranë fqinjit tonë, Iranit në këto kohë të vështira dhe të trishtuara, siç kemi bërë shumë herë”, shtoi ai.