-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza/ Miliona euro të konfiskuara në Veri, ja çfarë pritet të ndodhë

Kryesoret

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar me miliona eurot që policia e Kosovës tha se i konfiskoi në disa institucione financiare në veri të vendit, më 20 maj.

“Pa e marrë një vendim nga gjykata, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne veprojmë sipas vendimit të gjykatës kompetente”, thotë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Enver Krasniqi.

Për këtë temë, REL-i kontaktoi edhe Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të së cilës funksionon Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, por ajo nuk u përgjigj.

Tash për tash, nuk është e qartë se në kompetencë të cilës gjykatë është çështja.

Një ditë më herët, policia e Kosovës mbylli gjashtë objekte të institucioneve financiare të Serbisë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, ajo tha se konfiskoi në total mbi 2.2 milionë euro – në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë.

Aksioni u zhvillua pak ditë pasi Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur se periudha transitore për zbatimin e rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ka skaduar.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Policisë së Kosovës me pyetjet se ku janë paratë e marra nga institucionet financiare serbe në veri dhe a janë konfiskuar apo sekuestruar ato, por nuk mori përgjigje. Ajo sugjeroi vetëm që të merret për referencë komunikata e saj e datës 20 maj.

Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë me urdhër të prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit