-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Argita po bëhet gati, Escobar: Uroj që drejtimin e opozitës të mos e marrë dikush që…

Kryesoret

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar deklaroi se shpreson që drejtimin e opozitës të mos ta marrë dikush që kujton kohët e këqija të viteve ‘90.

Ka shumë sfida në Shqipëri. Çështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucione. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione.

Një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj.

Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha Escobar.

Në krye të Partisë? Malltezi: Jam gati për çdo pozicion në PD!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit