-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Kosova po nxit tensione dhe injoron koordinimin me aleatët

Kryesoret

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj operacionit të policisë së Kosovës ndaj ndërtesave të Bankës Kursimore Postare të Serbisë në veti të vendit, duke e quajtur këtë si dëshmi se Kosova “i jep prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët”. Kjo thuhet në një komunikatë të lëshuar në emër të BE-së nga zëdhënësi i saj për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano.

“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, thuhet në këtë komunikatë.

“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre objekteve pa një paralajmërim dhe pa koordinim vetëm disa ditë pas takimit të fundit të dialogut, në të cilin po ashtu u shqyrtua  çështja e  objekteve të Bankës Postare Kursimore, është një përshkallëzim dhe shkon kundër frymës së normalizimit ndërsa edhe dëmton vullnetin e mirë të Kosovës për arritjen e normalizimit të raporteve përmes dialogut” thotë Brukseli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit