Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se, velloja e zezë e censurës ka rënë nëpër studiot televizive, duke përjashtuar ndonjë në të rrallë.
Për Berishën, në asnjë studio nuk u lakua emri i padrinos së 7 familjeve mafioze, Edi Ramës.
Berisha ka përshëndetur edhe protestën e sotme tek bashkia e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha deklaroi se, qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë së Tiranës.
Berisha: Miqtë e mi, mbrëmë ishte një natë pa hënë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Mbrëmë në studiot televizive të vendit, pothuajse në të gjitha prej tyre, zëri i të vërtetës u fik atëherë kur duhej të ushtonte, kur duhej të buçiste më i fuqishëm se kurrë.
Mbrëmë një velo e rëndë e censurës, e autocensurës, më e rëndë se veloja e krimit, pushtoi studiot televizive dhe mbarë hapësirën e komunikimit në Shqipëri.
Të dashur miq, mbrëmë pothuajse të gjitha studiot kishin si kryetemë 51 mandatet e arrestit për 7 familjet supermafioze të përbërë nga vrasës serialë, përdhunues, pengmarrës, trafikantë, njerëz të moralit të më të zi njerëzor.
Por në këto 51 mandate, nuk u arrestuan jo bosët, por edhe asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve.
Sepse ishin larguar, ishin njoftuar të largoheshin para se të firmoseshin mandatet e arrestit.
Miqtë e mi, mbrëmë thashë se ishte një natë pa hënë sepse në studiot televizive të vendit u fol për kriminelin Arben Ndoka, soj sorollopin e tij, për Durim Bamin, për Rrajat dhe stër-rrajat, për Eduart Ndrecën, për famëziun Mitri dhe të tjerë.