Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar nga SPAK.
Policia thotë se 13 persona për të cilët është lëshuar urdhër arrest janë larguar jashtë shtetit para se të zhvillohej operacioni për kapjen e tyre.
Ndërkohë, 6 të tjerë ishin jashtë shtetit pasi ishin të shpallur në kërkim për vepra të tjera penale.
Gjithashtu shton se 3 persona për të cilët është lëshuar urdhër arrest nuk i kapën dot gjatë aksionit, mes tyre dy janë punonjës policie. Policia ka zbuluar edhe se operacioni quhet ‘Revanshi’.