-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet me armë djali, e pësojnë keq babë e bir në Greqi

Kryesoret

Një adoleshent i moshws 17-vjeç është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi është kapur me armë pa leje. I riu, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është kapur në zonën e “Kolonos” në Athinë, teksa ishte duke udhëtuar me makinë me babanë e tij.

Ata janë ndaluar për një kontroll rutinë nga policia por veprimet e çuditshme kanë bërë që efektivët të ushtrojnë kontroll më të hollësishëm ndaj tyre.

Gjatë kontrollit personal policia i ka gjetur 17-vjeçarit një armë në brez me 5 fishekë brenda. I riu është arrestuar nga policia ndërsa në pranga ka rënë dhe babai i tij 39 vjeçar, pasi akuzohet për neglizhencë në mbikqyrjen e të miturit. Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente, për veprime të mëtjeshme proceduriale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit