-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na lironi”! Gjykata rrëzon Berishën dhe dhëndrin: Keni thyer arrestin!

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar dy kërkesa të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe lirimin nga masa e arrestit në shtëpi.

SPAK në argumentet çuar gjykatës thotë se Berisha me dhëndrin kanë shkelur masat e sigurisë duke futur brenda në shtëpi politikanë dhe gazetarë. Por avokati i Berishës, Genci Gjokutaj i cilësoi marrëzi të gjitha.

Sot kemi dëgjuar fantaksira në seancë dhe kemi marrë një kopje për rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Vetë gjyqtarja nuk e konteston faktin se është dënuar për të mos hyrë në zonën Shengen. Berisha ka që në datë 30 Dhjetor pa dalë nga shtëpia, këta thonë se ka thyer masën e arrestit.

Ky regjim Putinist, thotë se Berisha ka futur teknikë në shtëpi për të transmetuar fjalën e tij, ka futur në shtëpi Elmar Brook dhe gazetarët e RAI-it. Por ligji e thotë se personi në arrest shtëpie mund të ketë komunikim me mediat. Kjo është një politikë që bëhet” tha Gjokutaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit