-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e minatorit në Martanesh, reagon ashpër Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

Kryesoret

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar për vdekjen e minatorit sot në minierën e Martaneshit.

Përmes një reagimi, KSSH shprehet se minierat janë si galeri vdekjesh dhe shteti amniston shkelësit.

Reagimi i plotë:

Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit!

Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala.

Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës.

KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit