Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për rikthimin në detyrë të Gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca, i shkarkuar më parë nga procesi i Vettingut Komisionit i Pavarur i Kualifikimit.
Në seancën e sotme në KPA është vendosur rikthimi në detyrë i gjyqtarit Ndreca. Shkarkimi i tij nga KPK u bë më 18 janar të vitit 2021, por më pas Ndreca e apeloi këtë vendim në KPA.
Ai ishte gjyqtari i dosjes 339, ku ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak, e pas së cilave ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia.