-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Serbia kundërshton!

Kryesoret

Kosova pritet të bëhet pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të kësaj organizate, i cili do të mbahet në fund të kësaj jave.

Punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të fillojnë më 25 maj në Sofje të Bullgarisë, ku do të diskutohet kërkesa e Kuvendit të Kosovës për të përshpejtuar procesin e avancimit të statusit të saj në anëtar të asocuar.

Kjo është bërë e ditur në agjendën e publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Sipas agjendës së publikuar, Asambleja pritet të miratojë një reformë të partneritetit të saj dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Asamblesë së Kosovës për t’u bërë delegacione anëtare asociuese. Temat që do të diskutohen gjatë sesionit përfshijnë sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik.

Kosova ka qenë përfshirë në agjendë pas rekomandimit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të dhënë statusin e anëtarit të asocuar për Kuvendin e Kosovës më 24 mars të këtij viti.

Nga ana tjetër, anëtari i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Zoran Dragishiq, në një letër drejtuar përfaqësuesve të shteteve anëtare kërkoi që Kosovës të mos i avancohet statusi, duke thënë se kjo do të çojë në “militarizimin e mëtejshëm” të vendit.

Dhënia eventuale e statusit të ri Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sipas deputetit serb, do të nxiste edhe më tej militarizimin e Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit