-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dumani: Jemi të ‘shurdhër’ nga politika, kam një shqetësim të madh

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të deputetëve. Pyetja që ju drejtua Dumanit ishte nëse SPAK ka presion politik. Sa i përket presionit politik, Dumani shprehet se janë të “shurdhët” nga retorika politike.

“Prokurorët e SPAK janë të pavarur dhe ndihen të tillë. Këtë pavarësi ia ka garantuar ky Kuvend me ndryshimet kushtetuese të 2017-ës. Në vlerësimin tim, garanton pavarësinë e prokurorëve. Nuk ka vend dhe nuk është e nevojshme inicimi i këtyre gjerave për garantimin e pavarësisë. A ndihen të influencuar nga lufta politike, mediatike?! Unë e thash dhe qëparë që prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik. Sa i takon prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar, e përmenda dhe më parë. Të çosh 4 gjyqtarë për gjykim nuk janë pak. Ne kemi regjistruar, vetëm duke marrë indicie, kemi nuhatur se mund të kemi të bëjmë me raste korruptive” tha ai.

Theksoi se është i shqetësuar me prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kaluar vettingun. “Unë jam më shumë i shqetësuar me ata që e kanë kaluar vettigun dhe vazhdojnë të jenë në sistem. Mund të jenë ndëshkuar me persona me natyre korruptive. Ky është realisht shqetësimi më i madh. Edhe nga shoqëria civile dhe nga politika, ne mbajmë shënime. Jemi të vëmendshëm. Vjet arrestuam një prokuror në detyrë, proceduam një gjyqtare në detyrë. Ne jemi shumë të vëmendshëm. Koha do e tregojë, do të takohemi pas një viti dhe këtu do të jemi. Jemi të fokusuar. Të jemi dakord se kaluam vettingun dhe nuk do të korruptohen gjyqtarët, kjo është utopi. Ne jemi të vëmendshëm”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit