-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dumani: Prokurorëve të SPAK duhet t’iu jepet mundësia për rikandidim

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur dhe një herë për mandatin e prokurorëve të posaçëm.
Dumani u shpreh se kërkojnë t’iu jepet mundësia për rikandidim pasi kjo ndikon dhe te çështjet që hetohen.

‘Mendojeni rastin të tillë, kur është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkërendim me agjenci brenda dhe jashtë vendit. Nga njoftimi publik i çështjes së fundit, nuk e mbaj mend sa agjenci të huaja janë përfshirë. Keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.

Do gjendet dikush tjetër ta marrë. Problemi është sa efekti do jetë tjetri. Kur ti e heton vetë dhe e ndjek nga dita e parë, dashurohesh me çështjen, e njeh me çdo detaj. Edhe në 12 të natës në gjumë je në gjendje të dish kush është pika e fortë, cilat janë veprimet e radhës që do kryesh, kush është mjeti i kërkimit të provës që do përdoresh. Nëse ti në përfundim të afatit 9-vjeçar detyrohesh të largohesh do diskutohet fati i çështjes, si do shkojë. Patjetër që ka prokurorë që mund ta bëjnë njësoj, ndoshta dhe më mirë. Duhet ta trajtojmë nga pikëpamje e vazhdimësisë së institucionit. Ka të bëjë edhe me sigurinë juridike’ u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit