Diplomati francez, Michel Tarran ka marrë detyrën e tij të re si Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Tiranë.
Ambasadori Michel Tarran ka deklaruar se mezi pret që të punojë krah për krah me partnerët shqiptarë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur. Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha ambasadori Tarran.