-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte një shqiptar ngre trofeun e UEFA Europa League!

Kryesoret

Një finale e një niveli të lartë futbollistik do të jetë ajo e sotmja midis Atalantës dhe Bayern Leverkusen, me dy ekipet që do kërkojnë të ngrenë lartë trofeun e UEFA Europa League.

Një përballje që sheh përballë dhe dy lojtar shqiptarë.

Berat Gjimshiti pritet të zbresi në fushë si udhëheqësi i ‘bergamaskëve’, me mbrojtësin e Kombëtares që do të mbajë në krahë shiritin e kapitenit. Përball tij do të jetë po ashtu një lider dhe një ‘luftëtar’ i mesfushës, Granit Xhaka.

Në detaje edhe më të zgjeruara të dy lojtarët janë kapitenët e Kombëtareve të tyre, njëri me Shqipërinë dhe tjetri me Zvicrën. Një përballje emocionuese në një finale europiane.

Kështu Liga e Europës në fund do të fitohet nga një shqiptar!

Xhaka dhe Leverkusen janë favoritët e kësaj sfide, me gjermanët që në drejtimin e Xabi Alonsos janë ende të pamposhtur në këtë sezon, dhe kërkojnë të fitojnë trofeun e dytë pas Bundesligës.

Atalanta ndërkohë kërkon të thyej dhe një herë parashikimet, duke u bërë skuadra e parë që do i shkaktonte një disfatë ‘Aspirinave’.

Gasperini surprizoi në çerekfinale duke eleminuar Liverpoolin e Jurgen Klopp, shenja të tregojnë që befasitë nuk duhet të mungojnë as sonte.

Finalja e Europa League do të zhvillohet sot, nga ora 21:00.

Gjimshiti kërkon trofeun: Atalanta e bashkuar, Leverkusen nuk na tremb!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit