-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca: Jemi të shqetësuar me veprimet e Kosovës

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Francës është shprehur e shqetësuar sipas saj me veprimet e njëanshme të Kosovës pas operacionit të policisë ndaj ndërtesave të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri të vendit, ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje.

Franca është e shqetësuar nga operacioni i fundit i policisë së Kosovës që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në veri të Kosovës.

Këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Ato ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve”, thuhet në reagim.

Franca ka bërë thirrje që të dyja palët të kthehen në negociata dhe të punojnë për propozimin e fundit për dinarin të lehtësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm. Inkurajojmë të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian, e vetmja bazë realiste për arritjen e një marrëveshjeje që lejon përfituesit të marrin transferta financiare nga Serbia”, vijon reagimi i Francës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit