Një edukatore është denoncuar nga një nënë e cila pretendoi se ka dhunuar djalin e saj 3-vjeçar.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç“, njoftimi i policisë.