Pas vdekjes së 24-vjeçarit Jurgen Veshaj në Vlorë teksa po punonte në gurore me skrep, policia ka arrestuar drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku.
24-vjeçarin e zunë gurët në gurore dhe nuk arriti të mbijetojë.
Për shkak se janë shkalur rregullat e mbrojtjes në punë në pranga është vendosur drejtuesi teknik i punimeve.
Gurorja në fshatin Brataj kishte pak ditë që ishte hapur.