-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vulin ‘shpërthen’ ndaj Berlinit për Srebrenicën: Emri i dytë i Gjermanisë është ‘gjenocid’

Kryesoret

Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shpërthyer ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analene Baerbock dhe shtetit të saj pas qëndrimit të Berlinit zyrtar për gjenocidin në Srebrenicë.

Vulin u shpreh se kryediplomatja gjermane është “mbesa e një ish-nazisti të dekoruar nga Hitleri”, e cila po “shantazhon përfaqësuesit e vendeve që nuk do t’i shpallin serbët komb gjenocidal”.

“Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbock, mbesa e Valdemarit të dekoruar, ndjekëse e Hitlerit, kërcënon dhe shantazhon përfaqësuesit e vendeve që nuk do t’i shpallin serbët komb gjenocidal. Gjermania, një vend emri i dytë i të cilit është gjenocid dhe holokaust, po përpiqet të vrasë me dhunë ndërgjegjen e botës së lirë. Analena është mbesa e gjyshit të saj, e mësuar të rrinte pa lëvizur përballë pushtetit të Rajhut të Tretë apo Gjermanisë së bashkuar.

Dhe Aleksandar Vuçiq është nipi i gjyshit të tij, i cili u vra nga aleatët gjermanë të ustashëve, dhe Aleksandar Vuçiç nuk do të qëndrojë i qetë para pushtetit gjerman ” theksoi Vulin.

Ai theksoi se presidenti serb Vuçiç “nuk do të qëndrojë pa bërë diçka përballë pushtetit gjerman”.

“Do të mbetet e vërtetë se gjermanët janë komb gjenocidi, kurse serbët jo. Dhe nuk ka forcë që do ta ndryshojë këtë – tha zëvendëskryeministri i Serbisë nga Teherani, ku ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ebrahim Raisit, Presidentit të vrarë në aksident të Iranit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit