Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka pasur një telefonatë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Zelenksy bën të ditur se Shqipëria do jetë pjesë e Samitit të Paqes ku falenderoi edhe Ramën për prezencën e Shqipërisë.
“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.
E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje” tha ai.