Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjonçaj të Fierit. Bëhet me dije se një 56-vjeçare ka ndërruar jetë në mënyrë tronditëse.
Siç informon policia rreth orës 19:10, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e shtëpisë së 56-vjeçare me inicialet U.A., duke e zënë poshtë dhe si pasoj ka ndërruar jetë në vend.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.