Koalicioni shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, ka nisur mbledhjen e firmave në qendër të Tiranës, për peticionin “Pro Familjes”.
Përfaqësues të koalicionit janë shprehur se peticioni është nxitur nga ngjarjet e fundit në Tiranë, ku ata përmendin ceremoninë mes një çifti të të njëjtës gjini në tarracën e bashkisë dhe projektligjet e propozuara që godasin familjen.
Ndër rastet e përmendura ishin dhe problematika tek të rinjtë, si aborti pa lejen e prindërve tek të miturit apo dhe projektligji për nënat surrogato, për të cilat ata janë shprehur se dëmtojnë rëndë të ardhmen e familjes shqiptare.
“Të mbrojmë familjen, por edhe lirinë e fjalës në Shqipëri”, shprehet koalicioni në rrjetet sociale.
Sakaq, në një postim tjetër në Facebook koalicioni ka shprehur shqetësimin për gjuhën e urrejtjes fetare që sipas tyre është përdorur ditët e fundit në emisione televizive nga anëtarë të komunitetit LGBT+ dhe përfaqësues të organizatave civile”.