-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezoluta për Srebrenicën, Begaj: Një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit

Kryesoret

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘X’, Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me miratimin e OKB-së për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë, që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Shqipëria është një nga vendet që votuan pro, ndërsa rezoluta u miratua me 84 vota.

“Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej.

Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme” shkruan Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit