Vajza 15-vjeçare në Kavajë, e cila denoncoi babanë e sajë Bledar Rako, se kishte abuzuar me të prej 4 vitesh, ka tërhequr akuzat. Ajo në polici ka pretenduar se e ka bërë këtë shpifje pasi i ati i ka gjetur disa biseda jo të hijshme në telefon.
“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”, ka thënë ajo.
Ndërkohë në ekspertizën mjekoligjore 15-vjeçarja ka rezultuar e virgjër, ndaj kanë rënë poshtë të gjitha pretendimet e mëparshme.
Avokati Ilia Ilia, në një prononcim për mediat, deklaroi:
“Hoqën dorë. Nuk kërkuan urdhër mbrojtjeje. Ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shokun e saj. Kjo ishte e vërteta. Nuk ka abuzim. Kjo ka sjellë reagimin që ka arritur deri në atë veprim që të shpifë për babain e vet.
Nuk e lejoi gjyqtarja për të marrë pjesë në sallë. Unë them që u bë në mënyrë të njëanshme që të mos administroheshin deklarimet si të nënës dhe të vajzës lidhur me të vërtetën e ngjarjes. Pasi deklarimet ishin marrë nga 4 oficerë të policisë gjyqësore. Njëri ka pyetur babain, tjetri nënën, psikologen.
Janë marrë pjesë që implikonin babanë dhe i shkonin për shtat akuzës për të sanksionuar dhe kërkuar me cdo kusht arrestin ndaj prindërit.
E bija pohoi se ky veprim është mënyrë në mënyrë të pamatur nga ana e saj, në grindje.
I ati nuk e toleroi këtë sjellje dhe reagoi në këtë mënyrë. Pyetet vajza, nuk merr pjesë nëna në deklarime. Merret juristja, psikologia dhe nëna jo.”
Akuzohet se përdhunoi vajzën, babai mohon akuzat, ja vendimi i gjykatës