Zbardhen detaje të reja nga tragjedia që ndodhi sot në Kosovë, ku babai dhe dy fëmijët ndërruan jetë si pasojë e zjarrit në banesë në Malishevë.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, bëri të ditur se dy fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç dhe babai i moshës 35-vjeçare.
“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët e moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, tha ai.
Edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:55, kur Policia u njoftua për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë.









