Disa banorë nga fshati Suk kanë depozituar një tjetër kallëzim në SPAK ndaj krybashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, të cilën e akuzojnë për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Banorët pretendojnë se kryebashkiakia dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë synojnë të lejojnë ndërtimin e një termocentrali me gaz duke rrezikuar shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve.
Pak ditë më parë kryebashkiakja Bufi u pyet në SPAK për një kallëzim të opozitës për krime zgjedhore gjatë fushatës së vitit 2023.