Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thuhet se është gati për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të negociuar një armëpushim që njeh linjat aktuale të betejës, sipas burimeve për Reuters. Burimet e bënë të qartë se Putini është i përgatitur të vazhdojë të luftojë nëse Kievi dhe Perëndimi nuk reagojnë.
“Putini mund të luftojë për aq kohë sa të dojë, por Putini është gjithashtu i gatshëm për një armëpushim, për të ‘ngrirë’ luftën,” tha burimi i katërt, një zyrtar i lartë rus që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedimet vend mes zyrtarëve të lartë në Kremlin.
Por burimet thanë se Putin, i cili u rizgjodh në mars për një mandat të ri gjashtë-vjeçar, do të preferonte të përdorte momentin aktual të Rusisë për ta lënë pas luftën.