-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Rama hedh poshtë Melonin’, kryeministri reagon pas shkrimit të medias italiane: Fjalë që s’i kam thënë

Kryesoret

Kryeministri Rama ka reaguar pas intervistës të dhënë për median italiane “La Repubblica”.
Rama u shpreh se për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë nuk ka ndryshuar mendim dhe nëse do i duhej që të kthej kohën pas do ta nënshkruante sërish.

Në lidhje me një shkrim të ‘La Repubblica’ ku shkruhej se kreu i qeverisë shqiptare ka shitur Melonin dhe se marrëveshja me Italinë do të ishte një dështim Rama ka thënë se këto fjalë nuk i ka thënë.

“Kam vepruar si një shqiptar që praktikon fenë tonë të lashtë të mikpritjes, shtëpia shqiptarit është e Zotit dhe e mikut duke u ofruar kafe miqve të ardhur nga Italia në Tiranë. Biseduam për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësie dhe sigurisht edhe për marrëveshjen dhe historinë e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Itali, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i japë fund me shumë sens të shëndoshë dhe largpamësi strategjike. Por nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane në thonjëza me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë një dështim” ose “do të donim D’Alema” nën titullin “Rama hedh poshtë Melonin” në të cilin nuk e njoh fare veten”, tha Kryeministri.

Rama ripërsërit edhe njëherë qëndrimin e tij pro marrëveshjes së emigrantëve me Italinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit