-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni plane për fundjavën, ja si parashikohet moti

Kryesoret

Meteorologu Hakil Osmani thotë se e shtuna do të mbizotërohet nga vranësirat por do të jenë prezente edhe reshjet e shiut. Herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Edhe e diela do të jetë e paqëndrueshme ndërsa pritet që të ketë rënie temperaturash, me maksimume 27 gradë.

“Fundjava sjell mot të paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi vranësira të dendura përgjatë të shtunës dhe të dielës, duke bërë që e shtuna, në pjesën e dytë të saj, duke bërë që dita e shtunë në pjesën e dytë të saj të sjellë zhvillim të tyre dhe do të kemi prezente edhe reshje shiu. Herë pas here, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore dhe veriore.

Zonat qendrore dhe jugore do t’i kenë reshjet në sasi më të pakta. Sa i përket temperaturave të ajrit, dita e shtunë do të sjellë rritje të tyre, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë edhe në vlerën 29 gradë celcius.

E diela do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit, maksimumet të jenë rreth vlerës 27 gradë por po ashtu vranësirat e dendura do të jenë mbizotëruese që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu.”, theksoi Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit