-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Nicki Minaj arrestohet në Amsterdam

Kryesoret

Këngëtarja me famë botërore Nicki Minaj është arrestuar nga policia në Amsterdam. Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo është ndaluar sapo ka zbritur në një aeroport.

Gjithçka ka ndodhur teksa këngëtarja ishte në një transmetim ‘live’ në Instagram, ku një oficer dëgjohet teksa i thotë nëse ajo kishte drogë me vete.

Megjithëse Nicki i mohoi pretendimet, oficeri iu duk se i tha asaj të hynte në një furgon policie.

“Unë nuk do të hyj atje,” u përgjigj ajo para se të shtonte: “Kam nevojë për një avokat prezent”.

Ajo akuzoi autoritetet për përpjekje të qëllimshme për të “sabotuar” turneun e saj Pink Friday 2.

Minaj shkruan për këtë edhe në X. Ajo në disa mesazhe thotë se fluturimi i saj privat nuk është lejuar të niset. Mësohet se asaj iu tha se në bagazhin e saj u gjet kanabis.

Një zëdhënës i policisë ushtarake konfirmoi vetëm për agjencinë e lajmeve ANP se “një grua amerikane” u arrestua nga rojet kufitare të shtunën. Ajo është ende e ndaluar.

Minaj do të fluturonte me avion privat për në Mançester, ku është planifikuar të performojë mbrëmjen e së shtunës. Nuk dihet nëse kjo performancë mund të vazhdojë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit