Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade deklaroi se SPAK ka goditur pandëshkueshmërinë duke shkuar në nivelet më të larta të politikës dhe fakti që ka fituar besimin e publikut është një hap shumë i mirë për t’i shkuar gjërave deri në fund.
“Asnjëherë nuk ka gjëra perfekte, aq më tepër kur është në fillesat e veta.
Mendoj se ka kurajë nga ana e SPAK se nuk ka ndodhur ndonjëherë të goditet pandëshkueshmëria që na ka bërë të mbetemi në vendnumëro edhe në axhendën evropiane për shkak të konfliktualitetit politik dhe pandëshkueshmërisë.
Është hera e parë që vihen nën akuzë personalitetet më të larta, që nga zv.kryeministri, ministra, ish-presidentë, se sa do të arrihet deri në fund do të uroja që kjo të ishte efektive.
E rëndësishme është që opinioni publik e mbështet SPAK dhe ka krijuar një lloj shprese te kjo strukturë e re dhe besoj se duhet t’i çojmë gjërat deri në fund fare”, tha Dade te Euronews.