Rrogozhina në festë. Egnatia fitoi titullin kampion të kampionatit dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League.
Trajneri Edlir Tetova u shpreh se nuk kishin objektiv Superligën dhe Kupën e Shqipërisë, por ia dolën t’i fitonin të dyja.
“Titullin ia dedikoj familjes sime, sepse jam pak i pranishëm në familje. Të dyja kupat nuk ishim objektiv, por sipas ecurisë menduam që “përse jo?”.
E pata deklaruar që është lojë episodesh. Edhe ne kishim mundësi me skemat që kishim përgatitur. Goditëm edhe shtyllën.
Unë doja të fitoja duelet në mesfushë. E menaxhuam mirë, por normalisht që edhe Partizani kishte rastet e veta”, tha ai pas ndeshjes për MCN.