Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj kërkon nga kryeministri Edi Rama që të tregojë së ku i gjenë eurot për të prenotuar stadiume, për të vendosur ekrane led nga 40-50 m2 e për të lëvizur me avion personal, referuar takimit në Milano, pas atij në Athinë.
“Këta që ishin shqetësuar se ku i gjenim ne lekët për 1 zyrë edhe pse nuk kemi pasur 1 ditë pushtet, si ka mundësi nuk belbëzojnë se ku i gjen Kryeministri eurot për të prenotuar stadiume, për të vendosur ekrane led nga 40-50 m2 e për të lëvizur me avion personal?
Bashkë me hajdutët në pushtet duhet shembur dhe klasa e molave që ushqehet me kockat e pushtetit nga gostia me trupin e atdheut” shkruan ai.