Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e mbyll me gol sezonin në La Liga me Majorkën. Sulmuesi shënoi golin e barazimit në fund të kohës së rregullt ndaj Getafes.
Skuadra e Getafes kaloi e parë në epërsi në minutën e 48-të me golin e shënuar nga mbrojtësi Gaston Alvarez.
Muriqi u fut në lojë në minutën e 57-të, ndërsa realizoi golin e barazimit për Mallorcan në minutën e 90-të. Tre minuta më pas mbrojtësi i krahut Pablo Maffeo shënoi golin e fitores.
Në total Muriqi për Mallorcan ka shënuar shtatë gola dhe dy asistime këtë edicion. Mallorca edicionin e përfundoi në vendin e 14-të me 40 pikë.