-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 24 vitesh një president francez viziton Gjermaninë

Kryesoret

Vizita e fundit e një presidenti francez në Gjermani ka qenë në vitin 2000, nga Zhak Shirak. Një kohë e gjatë për dy vende që ndihen të lidhura aq ngushtë. Por kjo pauzë e gjatë nuk ka asnjë domethënie politike. Krerët e qeverive dhe ministrat e të dy vendeve takohen rregullisht një herë në disa muaj.

Gjatë një vizite shtetërore në plan të parë nuk është politika, por takimi me vendin dhe njerëzit e tij. Nikoqir nuk është kancelari, por presidenti gjerman. Përveç Berlinit stacione të vizitës të çiftit presidencial do të jenë edhe Dresdeni dhe Münsteri, ku Macron do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Paqes së Vestfalisë.

Në fakt vizita e Emmanuel dhe Brigitte Macron në Gjermani ishte planifikuar për korrikun e kaluar, por presidenti e anuloi atë për shkak të trazirave në Francë. As tani gjërat nuk janë shumë më të qeta për Macronin: zgjedhjet evropiane po afrojnë, dhe sipas sondazheve partia populiste e djathtë Rassemblement National e Marine Le Pen ka të ngjarë të bëhet partia më e fortë në Francë.

Përveç kësaj një studim për Eurobarometrin në shkurt tregoi një lodhje të qartë të francezëve nga BE. Sipas studimit Parlamenti Evropian gëzon në Francë reputacionin më të ulët ndër të gjitha 27 vendet e BE dhe pikërisht në vendin, ku mblidhet parlamenti dhe i cili së bashku me Gjermaninë konsiderohet si forca lëvizëse e BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit